Shkodra vazhdon që të jetë ndër qarqet me numrin më të lartë të rasteve të kultivimit të kanabisit, shkruan A2 CNN.
Për këtë arsye prefektja e qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni, në një mbledhje me Task Forcën Antikanabis, ka kërkuar që secili nga anëtarët e kësaj task force të marrë përgjegjësitë për të hequr këtë njollë të zezë, siç e cilësoi ajo.
“Është për të ardhur keq që qarku i Shkodrës është një ndër qarqet me nivelin më të lartë të kultivimit të kanabisit. Prandaj kam një mesazh për të gjithë drejtuesit e institucioneve, për të gjithë kryetarët e Bashkive, që të marrin përgjegjësi konkrete sipas ligjit që i përcakton, për të qenë në hapat e parë të parandalimit të këtij akti”, tha Angoni.
Ndërkohë drejtori i Policisë së qarkut të Shkodrës kërkoi një bashkëpunim më të ngushtë mes institucioneve dhe drejtorive lokale, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të sulmohet me efikasitet kjo veprimtari kriminale, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)