Deputeti demokrat, Dashnor Sula deklaroi në Debat në A2 CNN se në dosjen që ai e quajtur të kopsitur për kryebashkiakun Erion Veliaj, janë hequr disa faqe, të cilat sipas tij do të çudisnin të madh e të vogël, duke mos dhënë detaje se për çfarë bëhej fjalë.
Ai shton se Veliaj dhe familja e tij jetonin mes luksit dhe kishin një arrogancë që edhe kryeministri Edi Rama nuk e arrin dot.
“Çudirat e Veliaj, bashkisë dhe familjes së tij nuk ti kap mendja. Po të shohësh qasjen e familjes së Ramës është krejt ndryshe nga arroganca e asaj të Veliajt. Është kush është Rama, nuk e kemi parë, nuk është ekspozuar për linja Gucci, Louis Vuitton. Me 800 mijë euro blerja rrobash këto janë të paimagjinueshme. Si mund të ndodhë që një hallexhi blen 500 mijë euro me kartë krediti. Mbrojtja thotë që i kemi blerë për të veshur aktorët. Kishim dëgjuar që ka korrupsion në Shqipëri që prej 1991, por nuk kishim dëgjuar një mekanizëm që krijon 5 D dhe thotë sillni taksat se i vjedh unë. Në atë dosje janë hequr ca faqe. Ka komunikime private, të personave që akuzohen. Ka gjëra të bukura që i takon prokurorit që të ruajë sekretin hetimor dhe mos ketë rrjedhje. Kjo është një dosje e kopsitur, me fatura, me dalje”, tha Sula. (A2 Televizion)