Operacioni pas atentatit në Rinas, zbulohet arsenal armës, në kërkim pronari i banesës

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2025, 10:04 | Kronikë

Operacioni pas atentatit në Rinas, zbulohet arsenal armës, në

Po vijon në zonën e Krujës operacioni i koduar “Tracking”, ndërsa hetimet po përqendrohen në zbardhjen e ngjarjes së rëndë në rrethrrotullimin e Rinas.

Specialistët e Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Krujës, kanë zbuluar një banesë në fshatin Zall, Fushë-Krujë, ku është gjetur një arsenal i plotë armësh shpërthyese, armë zjarri dhe municioni, që dyshohet se mund të jenë përdorur apo siguruar për veprimtari kriminale.

Gjetjet në banesë përfshinin:

3 kallëpë tritol;
12 granata dore sulmuese;
sasi lëndësh plasëse të gatshme për shpërthim, të montuara me kapsolla, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë (mina artizanale);
3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë të përdorur për aktivizim;
4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;
6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
2 kg e 25 gramë kanabis.
Në vijim të veprimeve procedurale është shpallur në kërkim pronari i banesës, Ylli Zalla, 48 vjeç, person me precedentë penalë.

Policia po punon intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa hetimet janë përqendruar tek identifikimi i lidhjeve të mundshme që 48-vjeçari mund të ketë me ngjarjen e ndodhur pranë Rinasit, thotë policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos