Operacion blic pas atentatit në Rinas, kapen armë në Fushë Krujë

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2025, 09:32 | Kronikë

Operacion blic pas atentatit në Rinas, kapen armë në Fushë

Në vijim të hetimeve dhe kontrolleve për ngjarjen e rëndë pranë Rinasit, policia ka zbuluar një arsenal armësh në një banesë në Fushë Krujë.

Bëhet fjalë për një automatik, një mitraloz, eksploziv, disa granata dhe municion, që u gjetën në një banesë në fshatin Zall, në zonën ku është fabrika e Çimentos, ku në momentin e kontrollit nuk kishte asnjë person.

Arsenali i armëve është gjetur në distancë të afërt me vendin ku u dogj makina rreth 6 km distancë. Edhe pse policia ka dyshime se mund të ketë lidhje me autorët, por është ende herët për të dalë në konkluzione dhe po bëhen verifikime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos