
A2CNN ka siguruar pamjet nga stani ku strehohej Violand Braçellari, i shumëkërkuari i cili vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër gjatë operacionit policor për kapjen e tij.

Polici që ka humbur jetën në krye të detyrës është Enea Mekolli, ndërsa kolegu tjetër i tij i plagosur në këtë operacion, Edison Adri.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se policia pas marrjes së informacionit që i shumëkërkuari Braçellari fshihej në një stan në malin e Bodes të fshatit Lozhan, ka organizuar operacionin për kapjen e tij. Por me të mbërritur në stan duket se i shumëkërkuari ka hapur zjarr të menjëhershëm ndaj forcave të policisë, duke vrarë një prej tyre dhe duke plagosur një tjetër.
Sulmit, forcat e policisë i janë përgjigjur duke hapur zjarr që ka bërë të mundur plagosjen dhe neutralizimin e agresorit dhe arrestimin e tij për ta shoqëruar më pas në spitalin e Korçës.
Mësohet se autori i kësaj ngjarjeje, ka qenë ish-ushtarak me një përdorim të mirë të armëve dhe i përgatitur fizikisht për t’u fshehur dhe jetuar në zona të vetmuara.
Ndërkohë që si polici i plagosur edhe autori u dërguan për mjekim të mëtejshëm drejt spitalit të traumës në Tiranë.
Ndërsa polica ka nisur një hetim të gjerë si për aktivitetin e të shumëkërkuarit në zonën ku fshihej ashtu edhe mbi mënyrën se si u organizua aksioni i policisë, që rezultoi fatal për jetën një efektivit dhe duke plagosur rëndë një tjetër efektiv të policisë. (A2 Televizion)