Përfiton nga amnistia penale, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lezhës

Nga A2 CNN
24 Prill 2024, 13:21 | Kronikë

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, la qelinë paraditen e së mërkurës, duke përfituar nga amnistia penale që nisi sot. 

Interesit të medias që po e priste jashtë burgut të Reçit në Shkodër, ai iu përgjigj me një urim për të gjithë shqiptarët: “Përshëndetje për të gjithë. Shëndet dhe mbarësi për të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe për familjet e tyre. Uroj që eksperiencën e burgut të mos e provojë askush”.

Frrokaj u dënua në muajin tetor të vitit 2022 me 3 vite burg për veprën penale shpërdorim detyre, për tjetërsim pronash tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos