Përfshihet nga flakë banesa në Stan-Karbunar të Lushnjës

Nga Çaku Tafa
19 Korrik 2026, 11:35 | Kronikë

Përfshihet nga flakë banesa në Stan-Karbunar të

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Stan-Karbunar, Njësia Administrative Karbunar i Vogël.

Pas njoftimit në sallën operative, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës. Falë ndërhyrjes së tyre, flakët janë vënë nën kontroll dhe janë shuar.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në pajisje dhe orendi shtëpiake.

Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, pasi në momentin e rënies së zjarrit banesa ishte e pabanuar.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes, ndërsa dyshohet paraprakisht zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos