Përfshihet nga flakët një apartament në Astir

Nga A2 CNN
26 Maj 2024, 12:36 | Kronikë

Një apartament në një pallat pranë Unazës së Madhe, në zonën e Astirit është përfshirë nga flakët.

Në godinë kanë mbërritur zjarrfikësit, ndërsa tymi mund të shihet teksa del nga kati i parafundit i godinës. Sipas të dhënave paraprake, nuk ka persona të lënduar, ndërsa vatra e zjarrit është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit.

Më herët është bërë evakuimi i banorëvë të pallatit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos