
Një 72-vjeçare ka humbur jetën paraditen e së shtunës pasi u përplas nga një automjet teksa lëvizte me biçikletë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër ndërsa drejtuesja e mjetit që shkaktoi aksidentin, një 53-vjeçare është vënë në pranga.
E moshuara humbi jetën në spital për shkak të lëndimeve të marra. Vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.