Shkarkoi pa të drejtë një punonjës, pezullohet kryetari i Urdhrit të Stomatologut

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2023, 09:35 | Kronikë

Shkarkoi pa të drejtë një punonjës, pezullohet kryetari i

Kryetari i Urdhrit të Stomatologut Nikoll Deda është pezulluar nga detyra, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën dhe ka shkarkuar pa të drejtë nga detyra një punonjës.

“U ekzekutua masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” për shtetasin N. D., 68 vjeç, banues në Tiranë duke shpërdoruar detyrën si Kryetar i Urdhrit të Stomatologut, nuk ka zbatuar rregulloren e brendshme për zgjedhjet e reja të Komitetit Drejtues, dhe me afat të përfunduar si mbajtës i këtij posti, ka shkarkuar pa të drejtë nga detyra një punonjës”, njofton Policia.

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar "Election".

Shpërdoroi detyrën duke shkarkuar pa të drejtë një punonjës, ekzekutohet masa e sigurisë "Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik".

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune disamujore në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Election”.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, për shtetasin N. D., 68 vjeç, banues në Tiranë.

 Ky shtetas, duke shpërdoruar detyrën si Kryetar i Urdhrit të Stomatologut, nuk ka zbatuar rregulloren e brendshme për zgjedhjet e reja të Komitetit Drejtues, dhe me afat të përfunduar si mbajtës i këtij posti, ka shkarkuar pa të drejtë nga detyra një punonjës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu