Sondazh: A duhet prindërit të publikojnë fotot e fëmijëve në rrjetet sociale?
  • Po 14%
  • Jo 86%

Aksident i rëndë në aksin rrugor Morinë-Kukës, një i vdekur dhe një i plagosur

Nga Ervin Mehmeti
3 Nëntor 2023, 14:50 | Kronikë

Aksident i rëndë në aksin rrugor Morinë-Kukës, një

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesditës të së premtes në aksin rrugor Morinë-Kukës. Mësohet se një person ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër është plagosur dhe është nisur drejt Tiranës, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se viktima është nga Kukësi, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Moti i keq dyshohet të ketë ndikuar që drejtuesi i mjetit të humbasë kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili është përplasur me murin anësor të rrugës.

"Rreth orës 13:50, në autostradën Morinë-Milot, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen", ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurat në rrugë.

Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. M., banues në Kukës, si dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi S. H., banues në Kukës, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit", njofton policia.

A2 Business