Vodhën dokumente me vlerë nga zyrat e Bashkisë Elbasan, në hetim dy të rinj e një i mitur

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2023, 12:35 | Kronikë
Vodhën dokumente me vlerë nga zyrat e Bashkisë Elbasan, në
Foto ilustruese

Policia e Elbasanit njofton se ka vënë nën hetim dy të rinj dhe një të mitur, pasi dyshohet se kanë vjedhur në zyrat e një godine të Bashkisë Elbasan.

Konkretisht, ka nisur hetimi në gjendje të lirë për shtetasit D. B., 19 vjeç, D. S., 18 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Ata dyshohet se nga zyrat e një godine të bashkisë Elbasan kanë vjedhur sende dhe dokumente të ndryshme, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. B., 19 vjeç, D. S., 18 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, të tre banues në Elbasan, pasi dyshohet se kanë vjedhur në zyrat e një godine të bashkisë Elbasan, sende dhe dokumente të ndryshme, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton Policia e Elbasanit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu