Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi përgatiste dhe shiste doza kanabisi. Në operacionin e koduar “Tempulli”, Policia sekuestroi një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza të gatshme për shitje, si dhe një grirëse.
“Në vijim të megaoperacionit "Tempulli", u arrestua shtetasi Fjoralb Hoxhaj, 25 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli fizik, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa doza të lëndës narkotike cannabis sativa që posedoheshin me qëllim shitjen, si dhe një grirëse e kësaj lënde”, njofton policia. (A2 Televizion)