Plagosje me thikë në Durrës

Nga Elitjona Doko
21 Dhjetor 2025, 18:27 | Kronikë

Plagosje me thikë në Durrës

Një plagosje me thikë është regjistruar pak minuta më parë në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13, në zonën e plazhit, shkruan A2.

Mësohet se personi i plagosur është dërguar me urgjencë në spital.

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se, gjatë një konflikti, është goditur me mjet prerës (thikë), nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi F. S., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos