Po shtronte një linjë interneti, vdes 40-vjeçari në Qerret, pasi ra në kontakt me korrentin

Nga A2 CNN
17 Qershor 2024, 13:12 | Kronikë

Po shtronte një linjë interneti, vdes 40-vjeçari në

Një 40-vjeçar ka humbur jetën në Qerret të Kavajës, pasi duke shtruar një linjë interneti ra në kontakt me rrymën elektrike.

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:45, në lagjen Qerret, Kavajë, shtetasi R. R., 40 vjeç, duke shtruar një linjë interneti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.   

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos