Policia e Lushnjës nisi procedimin në gjendje të lirë për E. G., 26 vjeç, pasi në lagjen "Loni Dhamo", ka dalë nga oborri i banesës qeni i këtij shtetasi, i cili ka kafshuar në këmbë, një shtetase gjermane, 33 vjeçe.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve". (A2 Televizion)