Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Torino të Italisë, pasi në automjetin e tij është gjetur rreth 1.5 kilogramë kokainë.
Sipas mediave italiane në makinën e shqiptarit kishte një qese me 22 pako me kokainë që dyshohet se 30-vjeçari kishte si synim t’i shiste.
Po ashtu, në kroskotin e mjetit janë gjetur 15 mijë euro, 17 mijë euro janë zbuluar në banesën e shqiptarit dhe 5 mijë euro të tjera janë zbuluar në një automjet tjetër pas kontrolleve të policisë. (A2 Televizion)