Shpartallohet banda italo-shqiptare e trafikut të drogës

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2023, 07:45 | Kronikë

Shpartallohet banda italo-shqiptare e trafikut të drogës

Policia italiane ka goditur një bandë italo-shqiptare që vepronte kryesisht në Italinë qendrore; në Sardenjë, Liguria, Emilia Romagna, Marche dhe Abruzzo. Mediat italiane bëjnë të ditur se operacioni ka nisur që në agim dhe po kryen dhjetëra arrestime dhe kontrolle si pjesë e një hetimi për trafikun ndërkombëtar të drogës.

Nga orët e para të ditës së sotme, në provincat e Cagliari, Sassari, Nuoro, Genova, Forlì Cesena, Ravenna, Firence, Pescara dhe Teramo, karabinierët e Komandës Provinciale të Cagliarit dhe Compagnia di Quartu Sant'Elena, së bashku me departamentet e specializuara dhe mbështetjen e drejtorisë qendrore të shërbimeve antidrogë, po kryejnë dhjetëra masa paraprake dhe shoqërimin e atyre që synojnë trafikun ndërkombëtar të drogës.

Detaje të mëtejshme të operacionit pritet të bëhen të ditura nga policia në orët në vijim.

A2 CNN Livestream

A2 Business