Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 33%
  • 1 mars 33%
  • Nuk e uroj 33%

600 kg kokainë mes avokadove nga Peruja, mes 8 të arrestuarve në Valencia edhe “Noteri” shqiptar

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2023, 14:10 | Kronikë

600 kg kokainë mes avokadove nga Peruja, mes 8 të arrestuarve në

Tetë persona janë arrestuar, pasi Garda civile spanjolle i kapi “mat”, duke shkarkuar një ngarkese prej 600 kilogramësh kokainë që mbërriti në Valencia e fshehur në një kontejner me avokado që vinte nga Peruja.

Arrestimet ndodhën të hënës kur trafikantët po ngarkonin drogën në një furgon, ndërsa këtë të enjte dolën përpara Gjykatës së Valencias.

Sipas dosjes së autoriteteve, dërgesa me kokainë u nis nga porti i Callao, në Peru, e fshehur brenda kontejnerit me avokado dhe mbërriti në Valencia dy javë më parë.

Që nga ai moment, agjentët e Ekipit të Krimit të Organizuar dhe Kundër Drogës (EDOA) të Komandës së Valencias inspektuan dërgesën dhe i nënshtruan një mbikëqyrje të ngushtë, pasi gjykata e Valencias urdhëroi kontrollin e ngarkesës, për të rikuperuar drogën në kohën e duhur.

Ngarkesa e avokadove u ndoq deri në një magazinë në një zonë industriale në Malaga, ku frutat shkarkoheshin. Pas kësaj, i njëjti kamion u kthye në Valencia me kontejnerin, tashmë bosh dhe e depozitoi atë në një terminal kontejnerësh në Quart de Poblet.

Të arrestuarit synonin ta merrnin drogën në një furgon që e lanë të parkuar në rrugë, në të cilin disa po ngarkonin pakot.

Nga tetë trafikantët e dyshuar të arrestuar, shtatë janë spanjollë dhe i teti është shqiptar. Ky i fundit vepronte si 'Noter' i organizatës kriminale që kishte porositur ngarkesën e kokainës në Peru dhe që do të paguante prodhuesit kolumbianë dhe më pas do të kujdesej për shpërndarjen e saj në Madrid dhe tregje të tjera evropiane.

600 kg kokainë mes avokadove nga Peruja, mes 8 të arrestuarve në

Kjo është ngarkesa e dytë e kësaj madhësie, e kapur brenda pak ditësh në Valencia, pas kapjes së 561 kilogramëve kokainë në një magazinë të një kompanie metalesh në Almassora. Në atë rast, droga ishte fshehur brenda gjashtë cilindrave metalikë që ishin pjesë e një ngarkese me skrap nga Panamaja.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli