Ishte në konflikt interesi, rrëzohet kërkesa e SPAK për përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashi

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2023, 10:55 | Kronikë

Ishte në konflikt interesi, rrëzohet kërkesa e SPAK për

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka rrëzuar kërkesa e SPAK për përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes së Berishës dhe Malltezit. Vendimi u mor nga gjyqtarja Miljana Muça.

Kërkesa e SPAK për përjashtimin e Olldashit erdhi pasi gjyqtarja ishte në konflikt interesi. Më 21 nëntor 2023 Olldashi liroi nga qelia e paraburgimit dhëndrin e ish kryeministrit, Sali Berisha, në hetim për aferën e privatizimit të ish-kompleksit "Partizani".

Gjyqtarja Iliriana Olldashi mori vendim për të shtyrë sot në mesditë seancën për ankimimin e Malltezit.

Jamarbër Malltezit i janë sekuestruar 25 pasuri, ndër to apartamente, një vilë, 6 llogari bankare dhe aksione në kompani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos