Seanca ndaj Berishës, 3 pretendimet e avokatëve të ish-kryeministrit

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2023, 11:28 | Kronikë

Seanca ndaj Berishës, 3 pretendimet e avokatëve të

Në seancën ndaj Berishës në Apel deri më tani janë dëgjuar vetëm pretendimet e ish-kryeministrit. Përmes avokatëve ai ka kërkuar prishje të vendimit masës së sigurisë me pretendimin se nuk ka kryer asnjë vepër penale.

Avokatët e kanë cilësuar vendimin e GJKKO si antikushtetues, pasi SPAK duhet t'i ishte drejtuar kuvendit për autorizim.

Po sipas tyre, nuk plotësohet asnjë nga kushtet ligjore për caktimin e masës së sigurisë, pasi Berisha nuk ka rrezik largimi dhe as dëmtimi të provave.

A2 CNN Livestream

A2 Sport