Sekuestrohet 1,5 kg kokainë në Tiranë, 2 të arrestuar

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2024, 08:43 | Kronikë

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe një tjetër është shpallur në kërkim, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Aksioni i fundit i policisë u realizua në kuadër të operacionit “Tempulli 2”. Shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar në Bulevardin e Kasharit, shtetasit E. G., dhe F. Ç. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit E. G., shërbimet e Policisë, i gjetën rreth 1 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë E.G., 37 vjeç, dhe F. Ç., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu, vijon puna për kapjen e shtetasit B. K., i dyshuar si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve.

Lënda narkotike, së bashku me dy aparate celulare dhe një automjet, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu