
Arrestimi u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Destinacioni”, i zhvilluar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, pas informacioneve të siguruara nga puna operative.
Në pranga ra shtetasi A. K., 38 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Audi”, që ai drejtonte në fshatin Mëzez, shërbimet e policisë gjetën rreth 100 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila dyshohet se ishte e ndarë dhe gati për t'u shitur.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike dhe automjeti i përdorur nga 38-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, e cila po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal.
(A2 Televizion)