
Një shpërthim tritoli është shënuar sot në Krujë. Gazetari i A2CNN Igli Çelmeta raporton se lënda plasëse ishte vendosur te një automjet.
Nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Ende nuk ka një njoftim nga Policia e Shtetit në lidhje me ngjarjen. (A2 Televizion)