Telefonata e vajzës që alarmoi kryeqytetin, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në “Astir”

Nga Xhensila Kodra
10 Janar 2025, 14:00 | Kronikë

Policia ka publikuar video nga shtëpia në Astir ku një ditë më parë u gjetën dy pistoleta, ndërsa ngjarja u bë publike dhe mori bujë të madhe në momentin kur një vajzë e re telefonoi policinë për ndihmë.

Në foton e publikuar nga policia, në tavolinë shihen disa shishe birre, shishe ujë, por edhe një pistoletë.

Për ngjarjen e një dite më parë në Astir, ku pasi një vajzë alarmoi Policinë se ishte rrëmbyer dhe u desh ndërhyrja e forcave RENEA për ta nxjerrë nga banesa, policia ka shpallur në kërkim 5 djem, të cilët kanë qenë në apartament dhe kanë konsumuar gjatë gjithë natës kokainë, në shoqërinë e 3 vajzave, mes tyre edhe 21-vjeçarja në fjalë. Mësohet se personat në fjalë janë nga Vlora dhe janë me precedent të mëparshëm kriminal.

Telefonata e vajzës që alarmoi kryeqytetin, zbulohet çfarë

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se Joni Sadikaj, është i dashuri i vajzës, dhe një nga djemtë e shpallur në kërkim.

Në vitin 2017, Sadikaj bashkë me 4 djem të tjerë është arrestuar në Kavajë për tentativën e transportimit të 1.3 tonë kanabis drejt Italisë. Në atë kohë, ai është hetuar nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ndërkohë një vit më parë, ai është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Vajza, në dëshmi, pasi është qetësuar, ka deklaruar se nuk është dhunuar dhe ka shkuar vetë me dëshirë te shtëpia me djemtë, ndryshe nga versioni i parë që ka dhënë kur ka telefonuar policinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos