Tragjedia në Maliq, 6-vjeçarja dërgohet në QSUT: Ndodhet në gjendje kritike

Nga A2 CNN
19 Tetor 2025, 20:13 | Kronikë

Tragjedia në Maliq, 6-vjeçarja dërgohet në QSUT: Ndodhet

Në orët e mbrëmjes, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka mbërritur për trajtim mjekësor 6-vjeçarja, N.A, e lënduar nga ngjarja e rëndë sot në qarkun e Korçës.

"Pacientja u prit në urgjencën e Shërbimit të Djegie-Plastikës nga ekipi mjekësor, i cili ishte në komunikim të vazhdueshëm me mjekët,  që e shoqëronin gjatë transportit nga Korça drejt Tiranës.

Pas vlerësimit të gjendjes shëndetësore, e mitura, aktualisht në gjendje kritike për jetën,  u hospitalizua menjëherë në Shërbimin e Terapisë Intensive të Pediatrisë në QSUT, ku po trajtohet nga mjekët pediatër, reanimatorë dhe specialistët e djegie-plastikës, sipas të gjitha protokolleve mjekësore në fuqi.

Pak minuta, pas mbërritjes së 6-vjeçares, në QSUT ka mbërritur  Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala, e shoqëruar nga drejtoresha e përgjithshme e QSUNT, Anxhela Paparizo dhe po ndjekin nga afër gjendjen e saj, në komunikim të vazhdueshëm me ekipin e përbashkët mjekësor të Shërbimit të Djegie-Plastikës dhe Shërbimit të Terapisë Intensive të Pediatrisë në QSUNT", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kujtojmë se nga zjarri i rënë në këtë banesë, mbetën të vdekur nëna dhe vëllai i 6-vjeçares, shtetasit Merjeme Azizllari dhe 14-vjeçari Valter Azizllari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos