U raportua si aksident, hetimet: 38-vjeçari shtypi me dashje në vijat e bardha nënë e bir pas një konflikti në Vaun e Dejën

Nga A2 CNN
16 Mars 2024, 12:07 | Kronikë

U raportua si aksident, hetimet: 38-vjeçari shtypi me dashje në

Ngjarja e cila u raportua si një aksident rrugor në Vaun e Dejës, nuk ishte gjë tjetër veç se një tentativë vrasjeje.

Nga hetimet, ka rezultuar se 38-vjeçari i identifikuar me inicialet M.M., ka përplasur me makinë në vijat e bardha 2 kolegët e tij, nënë e bir. Dy të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

38-vjeçari është arrestuar dhe ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. 

"Tentoi të vriste 2 shtetas (nënë e bir), për motive të dobëta, duke i përplasur me automjet, në korsinë e dedikuar për këmbësorë, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Sekuestrohet automjeti që drejtonte 38-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte përplasur me automjetin që drejtonte, 2 shtetas që po kalonin në korsinë e dedikuar për këmbësorë, kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Në përfundim të veprimeve të kryera në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi: M. M., 38 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Ky shtetas, më datë 15.03.2024, në Bushat, dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë, duke i përplasur me automjetin që drejtonte, në korsinë e dedikuar për këmbësorë, 2 kolegët e tij, shtetasit D. N., 60 vjeçe dhe K. N., 32 vjeç (nënë e bir), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti që drejtonte shtetasi M. M. është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftim. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli