Një furgon mallrash ka marë flakë këtë pasdite teksa ishte duke lëvizur në unazën e qytetit të Lushnjës.
Lajmi konfirmohet për A2 CNN nga banorët të zonës, të cilët kanë njoftuar policinë.
Automjeti është djegur pjesërisht, pasi flakët janë shuar nga reshjet e dendura të shiut që janë duke rënë prej disa orësh në zonë.
Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse dhe policia që ndihmoi në normalizimin e trafikut dhe lëvizjes së mjeteve, shkruan A2. Ndërkohë po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit në mjet. (A2 Televizion)