Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në ditën e parë të punës, ka emëruar Drejtoreshë të Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Anisa Duçkollarin, bashkëshortja e dëshmorit të Policisë Sajmir Duçkollari, i cili u vra në vitin 2009 nga Dritan Dajti.
Dritan Dajti, një i shumëkërkuar nga policia, që kishte arritur të arratisej në mënyrë spektakolare nga gjykata, u prangos më 7 gusht 2009, pas një operacioni të organizuar për kapjen e tij në zonën e plazhit të Durrësit, ku mbetën të vrarë prej tij 4 oficerë policie: Sajmir Duçkollari, Fatos Xhani, Sajmir Feskaj dhe Altin Dizdari.
Anisa mbante postin e Shefes se Sektorit në këtë drejtori dhe zëvendësoi Zef Laskën, i cili ka mbushur moshën e pensionit, shkruan A2 CNN.
Është hera e parë që një oficere policie emërohet në detyrë kaq të rëndësishme. Anisa Duçkollari mban gradën Drejtues. (A2 Televizion)