All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Aksident me vdekje në Krujë, përplasen dy makina kokë më kokë

Nga A2 CNN
4 Tetor 2024, 08:35 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Aksident me vdekje në Krujë, përplasen dy makina kokë

Një person raportohet te ketë humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në vendin e quajtur "Ura e Gjolës" pranë Thumanës.

All - Paragraf - 3

Sipas të dhënave paraprake për A2, mjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin L. F., rreth 60 vjeç, është përplasur me mjetin tip "Audi", me drejtues shtetasin I. P.

Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasi L. F., ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos