Një 53 vjeçar në zonën e Gramshit ka humbur jetën aksidentalisht teksa ishte duke prerë dru në mal, raporton A2.
Ngjarja ka ndodhur në malin Valmar ku shtetasi N. Ç., 53 vjeç, dyshohet se e ka zënë poshtë një pemë të cilën ai e preu me motosharrë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 53-vjeçari ka humbur jetën në spital. Një grup i posaçëm hetimor po
punon për të dokumentuar ligjërisht, rrethanat e këtij rasti. (A2 Televizion)