Sondazh: Sa të kënaqur jeni me cilësinë e arsimit në vend?
  • Shumë 12%
  • Pak 14%
  • Aspak 74%

Vodhën pronarin e një tabakinoje nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy adoleshentë në Vlorë

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2023, 10:14 | Kronikë

Dy adoleshentë në Vlorë janë  vënë në pranga pasi i vodhën një sasi parash, nën kërcënimin e thikës, pronarit të një tabakinoje.

Të rinjtë u arrestuan pas kallëzimit të bërë nga një 19-vjeçar që u sulmua në lagjen “Pavarësia”.

Të arrestuarit janë I. T., 18 vjeç dhe E. V., 16 vjeç, të dy banues në Vlorë. Ndërkohë, në kërkim është shpallur një 15-vjeçar që kishte pasur dijeni për ngjarjen dhe nuk e kishte kallëzuar.

Adoleshentët e vënë në pranga dhe 15-vjeçari i shpallur në kërkim janë me precedentë penalë.

Ditari A2 CNN