Zbërthehet ‘çerdhja’ e prostitucionit në Vlorë, një ukrainase në kërkim, 2 të tjera nën hetim

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2025, 14:38 | Kronikë

Zbërthehet ‘çerdhja’ e prostitucionit në

Një 35-vjeçare ukrainasë është shpallur në kërkim nga Policia në Vlorë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një shtetase ruse (e shpallur në kërkim më herët), kishin marrë një ambient me qira për ushtrimin e prostitucionit.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se po ashtu janë proceduar penalisht edhe dy shtetase të tjera ukrainase, për ushtrim prostitucioni.

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë-Zhvillohet operacioni policor i koduar “Missed call”, për konstatimin dhe goditjen e rasteve të qiramarrjes së apartamenteve, për ushtrim të prostitucionit.

Punohet për kapjen e një 35-vjeçareje nga Ukraina, e identifikuar si bashkëpunëtore me një shtetase ruse, aktualisht në kërkim, për marrjen me qira të një apartamenti në lagjen “Pavarësia”, për ta përdorur për këtë veprimtari të paligjshme.

Procedohen penalisht 2 shtetase të tjera nga Ukraina, për ushtrim të prostitucionit.

Në bazë të kontrolleve të mbështetura te informacionet e inteligjencës policore, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të marrjes me qira të ambienteve, për t’i përshtatur për ushtrim të prostitucionit, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të DVP Vlorë kanë zhvilluar planin operacional policor, të koduar “Missed call”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast në këtë fushë.

Gjatë kësaj faze të operacionit “Missed call”, u identifikua dhe u shpall në kërkim, shtetasja ukrainase, M. Sh., 35 vjeçe, sepse dyshohet se në bashkëpunim me shtetasen ruse K. A., të shpallur në kërkim më datë 03.02.2025, shfrytëzonin për prostitucion 2 shtetase të tjera ukrainase, në një apartament në lagjen “Pavarësia”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për 2 shtetaset që ushtronin prostitucion.

Operacioni vijon për kapjen e shtetaseve të shpallura në kërkim, si dhe për goditjen e rasteve të tjera të kësaj paligjshmërie.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos