Zbutet masa e sigurisë për mjekun e Onkologjikut Edmond Gashi, por i bllokohet pasaporta

Nga Armand Bajrami
11 Nëntor 2024, 13:47 | Kronikë

Zbutet masa e sigurisë për mjekun e Onkologjikut Edmond Gashi, por i

Gjykata e Posaçme zbut masën e sigurisë për mjekun onkolog, Edmond Gashi. Apeli ka vendosur të lirojë mjekun e akuzuar për skandalin e Onkologjikut nga masa “arrest në shtëpi” dhe lënien e tij të lirë kundrejt një garancie pasuror prej 2 milionë lekë. Me të njëjtin vendim Apeli i ka bllokuar pasaportë, duke i penguar kështu daljen jashtë vendit.

Përveç Edmond Gashit, disa kolegë të tij janë gjithashtu nën hetim për këtë çështje. Ata dyshohet se kanë orientuar pacientët në klinikën e tij private, duke i bërë ata të paguajnë shërbime që mund të ishin ofruar falas në spitalin publik.

Ai është akuzuar gjithashtu për mbajtjen e kartelave të pacientëve në zyrën e tij private, duke shkelur rregullat e menaxhimit të informacionit shëndetësor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos