Marrëveshje me Serbinë, “Open Balkan” edhe për botimet e reja mes dy vendeve

Nga Luela Myftari
18 Maj 2024, 14:29 | Kulturë

Në qendrën kombëtare të librit dhe leximit në Tiranë ka mbërritur kreu i shoqatës së shkrimtarëve serbë. Bashkë me drejtuesen e institucionit firmosën një marrëveshje që shkon në sinkron me nismën Open Ballkan. Në këtë rast kryefjala ishte libri. 

Ky është një fjalor shqip serbisht i botuar në vitin 1935. Gati 90 vjet i vjetër, ky fjalor ka rrugëtua nga Serbia drejt qendrës kombëtare të librit dhe leximit në Tiranë si një dhuratë që bashkë me një marrëveshje kreu i shoqatës së shkrimtarëve në Serbi solli.

“Kjo është dhurata që kam sjellë me vete përpara se të firmosim këtë marrëveshje bashkëpunimi. Një fjalor që për pak feston 100 vjet. Është një fjalori shqip serbisht, i një shqiptari që u martua me një vajzë serbe, të parën arkitekte në vendin tonë. Ai krijoi këtë fjalor. Botimin e vitit 1935 dua t’ia dhuroj Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit sot.”

Pyetjes se si ka mundësi që Beogradi ka një katedër të vjetër të gjuhës shqipe, por përkthimet e autorëve shqiptarë në serbisht janë pak ai iu përgjigj me trendin e kohës.

“Po është e vërtetë që ne kemi një katedër shumë të vjetër të gjuhës shqipe, po aq e vërtetë se numri i shkrimtarëve shqiptarë numërohet me gishtat e njërës dorë. Kryesori është Ismail Kadare, këtë do lexuesi. Të tjerë shumë pak. Sepse në Serbi sot lexohet  poezi. Është një trend në të gjithë Europën. Lexojnë gjëra të shkurtra. Fatkeqësisht edhe ne jemi në këtë trend. Tregu është po ashtu privat. Ne mundohemi të ndikojmë sa më shumë. Shpresoj që kjo marrëveshje të na ndihmojë.”

Zotimi se përkthimet në të dyja gjuhët do të na afrojnë më shumë u firmos, mirëpo në cilën situatë jemi sot? (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos