Perandoresha e Pjetrit, Hirushja që tregoi pushtet në oborret mbretërore

Nga Luela Myftari
28 Korrik 2026, 11:46 | Kulturë

Marta Skowrońska është gruaja e Car Pjetrit I dhe Perandoresha e parë ruse, Katerina I, një Hirushe siç e ka quajtur Voltaire. Një Hirushe e shekullit XVIII. Por ky roman, i bazuar në burime historike të epokës, është krejt e kundërta e çdo përrle me princesha apo mbretër.

“Ky është një roman i shkruar nga Kristina Sabaliauskaitė, që është një nga zërat më të fuqishëm të letërsisë bashkëkohore lituaneze. Në të vërtetë Kristina është historiane arti, ka aftësinë e jashtëzakonshme për të rindërtuar epokën me saktësi. Megjithatë ky nuk është një roman historik për të gjithë ata që do të tremben nga titulli. Përkundrazi, është historia e një gruaje e cila sfidon fatin në një nga oborret më të pamëshirshme të Europës”, thotë për A2 CNN Jeta Shyle, redaktore përgjegjëse.

“Historia e vërtetë e Maria Elena Skowrońska, e cila nga një vajzë jetime arrin të bëhet gruaja e një prej njerëzve më të fuqishëm të Rusisë dhe pastaj edhe Perandoreshë. Dhe pikërisht ky udhëtim është zemra e romanit. Kristina na merr me vete dhe na fut nëpër pallate të Shën Peterburgut, në beteja, në fushëbeteja dhe mbi të gjitha na bën pjesë të intrigave të oborreve perandorake. Dhe çka do të doja të thosha për ta përmbyllur, Kristina Sabaliauskaitė ka arritur diçka tepër të rrallë. Ta bëjë historinë të mos ngjajë si një kapitull tekste shkollore, por si një botë e mbushur me njerëz të gjallë, plot pasione, ambicie dhe ëndrra”, thotë Shyle.

Për kritikën kjo është një histori ku përplasen kulturat, ajo lindore me atë perëndimore. Kjo është një histori për dhunën, për varësinë, për personalitete me identitet të copëtuar, por që janë të zotët të ringrihen sërish. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos