“1 milionë euro për spektaklin e Ramës në Greqi”, Berisha: Synon të mbulojë skandalet në Bashkinë e Tiranës

Nga A2 CNN
12 Maj 2024, 20:40 | Politikë

“1 milionë euro për spektaklin e Ramës në

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Athinë, ku u prit nga qindra shqiptarë ishte në qendër të fjalimit të radhës së Sali Berishës nga dritarja e banesës, ku qëndron në arrest shtëpie prej fundit të vitit të kaluar.

Kreu i demokratëve e cilësoi një shoë vizitën e Ramës në Athinë, për të cilën u shpenzuan miliona euro vetëm për të shmangur vëmendjen nga skandalet dhe protestat përpara Bashkisë së Tiranës.

“U bënë shpenzime kolosale, u kontraktuan çartera dhe u shpërndanë 200-300 litra naftë për person. U shpenzuan pothuajse 1 mln euro për shoën e Edi Ramës me të cilin kërkonte që të mbulonte superskandalet, vjedhjet e veta, të Erion Veliajt dhe suitës së tij. Por çfarë ndodhi?

Çdo shqiptar duhet të ndihet krenar me emigracionin tonë në Greqi, se nuk doli një vajzë nëne, nuk doli një bir nëne, se nuk doli një shqiptar, se nuk doli një shqiptare, një grek apo grek mik i tyre, të përshëndet Edi Ramën, por mbeti me përshëndetjen e Elisës së tij, Spiropali”, tha Berisha.

Më tej, ish-kryeministri u shpreh se Ramës iu ofrua një mikpritje minimale në Athinë gjë që tregoi dhe qëndrimin përbuzës të komunitetit shqiptar ndaj tij.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli