Marrëveshja me SHBA për marrjen e një huaje prej 302 milionë eurosh me qëllim blerjen e pajisjeve ushtarake nisi me debate në kuvend për shkak të seancës jashtë radhe.
Niko Peleshi deklaroi kalimin e dokumentit me procedurë të përshpejtuar. Qëndrimi u kundërshtua nga opozita e cila theksoi dakordësinë për kontratën por jo për procedurën e realizuar.
Përgjigjen nga salla e dha kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Ndërsa Peleshi i informoi se dokumentin mund ta lexonin të plotë. Sqarimin për qëndrimin Sali Berisha e bëri jashtë sallës së kuvendit ku lajmëroi ankimin në Gjykatën Kushtetuese
Për t’i dhënë kohë deputetëve kryetari i Kuvendit ndërpreu seancën. Në kthim opozita bojkotoi ndërsa diskutimet u vendos të vijonin me dyer të mbyllura.
Pa praninë e demokratëve por me shumicën e tyre socialistët miratuan me 74 vota dokumentin që ka marrë më parë dhe firmën e presidentit Bajram Begaj. (A2 Televizion)