Shehaj vodhi dokumentin, Rama: Iku me vrap si ballistët që grabisnin pula! Prokuroria t’i tregojë vendin

Nga A2 CNN
27 Korrik 2026, 20:08 | Politikë

Shehaj vodhi dokumentin, Rama: Iku me vrap si ballistët që grabisnin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi deputeti Agron Shehaj vodhi një dokument të klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-të.

Në një postim në rrjetet sociale Rama e cilëson Shehajn “një ballist që ngre dhe ul hajdut kë i del përpara”.

Kreu i qeverisë kërkon hetime nga Prokuroria, pasi bëhet fjalë për grabitjen e një dokumenti të klasifikuar, duke e etiketuar deputetin “sorrë vjedhacake”.

Ky tipi që vjedh një dokument të klasifikuar dhe ia fut vrapit, është një ballist që ngre dhe ul hajdut kë i del përpara, por siç e shihni sot tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët pasi hynin në kotec për të grabitur pula, duke na dëshmuar botërisht se vesi del me shpirtin.

Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin e përcaktuar nga ligji për grabitësit e dokumentave të klasifikuar kësaj sorre vjedhacake të mbushur me urrejtje, ndërkohë që i shpreh keqardhje vajzës së pafajshme duke falenderuar Zotin që shpëtoi pa dëme serioze nga rendja në panik pas hajdutit”, shkruan Rama në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos