“A refuzove si ministër të firmosje marrëveshjen me SHBA?”, Vengu i përgjigjet pyetjes së gazetarit

Nga A2 CNN
27 Korrik 2026, 20:49 | Politikë

Deputeti Pirro Vengu dhe gazetari Bledian Koka u përfshinë në një debat në lidhje me marrëveshjen e huasë me SHBA-të, që u miratua sot në Kuvendin e Shqipërisë.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Koka e pyeti ish-ministrin e Mbrojtjes nëse ai kishte refuzuar ta firmoste marrëveshjen kur ishte në detyrë.

Vengu tha se jo vetëm nuk kishte refuzuar të firmoste, por kishte qenë pjesë e ekipit që konfirmoi nevojën për marrëveshjen dhe inicioni negociatat.

DEBATI

Vengu: Unë jam i përfshirë vet në negocimin e asaj marrëveshje dhe jam shumë krenar që Shqipëria bën një investim të tillë.

Koka: Pse duhet një marrëveshje me SHBA-të të negociohet plot dy vite? Kishe diçka që nuk shkonte?

Vengu: Jo absolutisht.

Koka: A keni refuzuar ju si ministër Mbrojtjes ta firmosni këtë marrëveshje?

Vengu: Janë ciklet e negociatave dhe të blerjes se armatimeve që marrin kohë.

Koka: A keni refuzuar ju si ministër Mbrojtjes ta firmosni këtë marrëveshje që u miratua sot?

Vengu: Jo absolutisht, ju thashë që kam qenë pjesë e ekipit që e ka konfirmuar zyrtarisht nevojën, dëshirën dhe që ka iniciuar negociatat.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos