33 vjet nga themelimi i RD, Berisha në arrest shtëpie, Basha ngre dolli me mbështetësit

Nga A2 CNN
5 Janar 2024, 18:38 | Politikë

33-vjetori i themelimit të gazetës Rilindjes Demokratike, Lulzim Basha dhe Sali Berisha kanë festuar të ndarë, pa shumë surpriza.

Ish-kryeministri nga dritarja e shtëpisë së tij, ku ndodhet nën masën e arrestit, përshëndeti protestuesit të cilët edhe sot u mblodhën poshtë banesës në rrugën “Mustafa Matohiti”. Në fjalën e tij nga ballkoni, Berisha u shpreh se regjimet, si synim kryesor kanë vrasjen e fjalës së lirë për të shtënë frikën te qytetarët dhe më tej solli disa raste që nga diktatura deri në ditët e sotme.

Nga ana tjetër, Basha zgjodhi të festojë me deputetët mbështetës të tij, e ndërsa pyetur nga mediat për një koment lidhur me arrestimin e ish-aleatit të tij, kryedemokrati zgjodhi të mos thoshte asgjë. Mirëpo, paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë një konferencë për media ku do të flasë për të gjitha.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu