A ka pasur komunikim dhe si paraqitet gjendja e Sali Berishës? E bija përgjigjet për A2CNN

Nga A2 CNN
6 Janar 2024, 18:06 | Politikë
 

Në protestën e radhës që u zhvillua mbrëmjen e sotme në rrugën “Mustafa Matohiti”, në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha, vajza e tij Argita Malltezi foli për mikrofonin e A2 CNN.

E pyetur nëse ka patur komunikim me babain e saj, ajo tha: “Po! Banojmë bashkë.” Sa i përket gjendjes së Berishës, e bija u përgjigj duke thënë se kreu i Rithemelimit është “në full speed me punët dhe në kontroll të plotë të situatës”.

Lidhur me mbledhjen e parë të Kryesisë së PD me Berishën në arrest shtëpie, Malltezi theksoi se ai mbetet në brendësi të çdo lëvizje.

Absolutisht që Berisha është në krye të PD-së dhe çështjet e organizimit kanë modalitetet e tyre. Nuk është për ta diskutuar në një kontekst më të gjerë se kaq. Berisha është totalisht në brendësi të ngjarjes dhe të vetes”, tha ajo.

E pyetur se në gjykimin e saj si juriste, a është shkelje e masës së sigurisë komunikimi i Berishës me mbështetësit nga ballkoni i banesës, ajo deklaroi: “Ligjërisht është plotësisht e lejueshme, sepse Kushtetua parashikon në nenin 17 që të drejtat themelore kushtetuese si liria e fjalës mund të kufizohen vetëm me ligj, jo me vendim gjykate. Edi Rama i ka bërë llogaritë gabim.(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos