Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 42%
  • Tre herë në javë 25%
  • Vetëm në fundjavë 8%
  • Asnjëherë 25%

Berisha merr gjithë vëmendjen në mbledhjen e Kryesisë, Noka: Rama i hapi luftë PD, gati për betejë

Nga A2 CNN
6 Janar 2024, 13:31 | Politikë

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike kishte një fokus, Sali Berishës. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka, në mbledhjen e parë të kryesisë pa Berishën, e cilësoi arrestimin e këtij të fundit si një vendim politik i dirigjuar nga Edi Rama.

Për rrjedhojë, ai tha se nga ky moment, PD, opozita i ka shpallur luftë Edi Ramës dhe i ka bërë thirrje çdo demokrati që të “hidhet në betejë”.

“Sali Berisha është opozita, Edi Rama dhe regjimi i hapi luftë PD, opozitës shqiptare ndaj sot, PD dhe demokratët janë në luftë me Ramën, Berisha është i burgosur politik i Ramës dhe regjimit të tij, Rama çeli siparin e instalimit të neodiktaturës, kërkon të kthejë monizmin dhe të zhdukë opozitën, çdo demokratë dhe drejtues i PD  duhet dhe do të hidhet në betejë, ne duhet të marrim me shpejtësi kthesë, t’i përgjigjemi Ramës dhe për këtë nuk ka dhe nuk do ketë asnjë hezitim. Berisha është sot i izoluar, por është më i pamposhtur se kurrë, lufta ndaj Sali Berisha", u shpreh Noka. 

Ai tha se të gjithë duhet të ngrihen në mosbindje civile.

"Ne kemi për detyrë të ngrihemi ne mosbindje civile, jo vetëm për Sali Berishën, por edhe për Sali Berishën. Të ngrihemi ne mosbindje civile jo vetëm për veten, por edhe për veten. Të ngrihemi ne mosbindje civile jo vetëm për PD, por edhe për PD. Të ngrihemi ne mosbindje civile jo vetëm për demokratët, por të gjithë opozitaret, madje edhe për socialistët. Për shqiptarët që e konsiderojnë votën e lirë dhe pluralizmin politik si themel të lirisë dhe rendit demokratik. Po, është e vërtetë që sot po ikin opozitarët nga vendi, por nesër vjen edhe radha e socialistëve. Ata duhet ta kuptojnë këtë. Një vend që zbrazet nuk është një vend ku rroga, pushteti dhe sehiri mjaftojnë", tha Noka. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli