Pano Soko nga Nisma Thurje deklaroi në “Off the Record” me Andrea Dangllin se nuk pret një ndryshim të politikës amerikane për Ballkanin dhe Shqipërinë, nën udhëheqjen e administratës së re të Trump.
Ai shtoi se synimi i presidentit të ri është lufta tregtare me Kinën, teksa rajoni ynë do të mbetet sërish në dorën e disa burokratëve të DASH, kjo dhe për shkak të valencës së vogël që ka Ballkani për DASH.
“Nuk pres që SHBA të ndryshojë politika për Shqipërinë dhe Kosovën. Kryeministri atëherë në mandatin e parë, thoshte që “ia jepte Shqipërinë, Gjermanisë”. Trump është tregtar dhe targeti i tij është Kina. E gjithë politika e tij e jashtme është fitorja e luftës tregtare me Kinën.
Pjesa tjetër e globit administrohet nga DASH. Do të nisin tarifat, qasje më e lehtë ndaj Rusisë, me synimin e mbylljes së luftës dhe një krahmarrje e lehtë e Kinës, dorë të lirë Netanjahut. Valenca e rajonit tonë është shumë e vogël. Të njëjtët burokratë do të jenë dhe nën administratën Trump”, tha Soko. (A2 Televizion)