Avenir Peka, nga departamenti për rendin dhe sigurinë në Partinë Demokratike, komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe ekzaltimin në radhët e opozitës për fitoren e Donald Trump.
Sipas Pekës, me administratën e re amerikane do të influenca e Soros do të zhduket, duke përfshirë dhe projektet e tij në Shqipëri dhe Ballkan.
“Besoj që më shumë avantazh për PD sesa ardhja e Trump është mosfitorja e Harris, për shkak të lidhjeve që ajo ka me Soros. Influenca e Soros në DASH dhe ambasada jo vetëm do minimizohet, por do të shuhet totalisht. Në pak muaj do të shohim që rrjeti i Soros do të zhduket edhe axhendat e tyre për LGBT. Ka edhe brenda PD. Le ta quajmë parashikim. Deri në mars do të shihni që sorosianët do të zhduken. Në i kemi identifikuar ndikimet që ai ka pasur në strukturat. Pritet një reflektim nga administrate e re. Herën e parë Trump erdhi i papërgatitur në Shtëpinë e Bardhë”, tha Peka. (A2 Televizion)