Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

“Automoto Park” në Elbasan, Rama pret kreu e FIA

Nga A2 CNN
29 Janar 2024, 18:20 | Politikë

“Automoto Park” në Elbasan, Rama pret kreu e FIA

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale foto nga takimi në zyrën e tij me presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, me të cilin diskutoi për projektin “Automoto Park Elbasan”.

Sipas kreut të qeverisë, ky projekt do t’i japë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë.

“Me Presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, ku u përqëndruam tek projekti i madh i Automoto Parkut të Elbasanit, që do t’i japë Shqipërisë një tjetër motor të ri të ekonomisë dhe turizmit, përfshirë edhe Formulën 1 e gara të tjera ndërkombëtare të motorizimit”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli