Taulant Balla, duke folur mes tymueseve në Parlament, deklaroi se deputetët e opozitës nuk duhet të keqpërdoren nga “halli personal i një njeriu të vetëm”.
“Ky njeri (Sali Berisha) e ka marrë peng PD-në prej 33 vitesh. Kjo që po ndodh sot këtu nuk ka të bëjë fare me parlamentarizmin apo me kërkesat e opozitës. A i keni ezauruar ju të gjithë instrumentet ligjore për të shkuar në Gjykatë Kushtetuese? Mos harroni, që detyra e Kuvendit është zbatimi i Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Po rishikojmë ligjin për komisionet hetimore sepse na ka ngarkuar Gjykata Kushtetuese. Prandaj, është e rëndë që deputetët të përdoren për interesin e një individi”, tha Balla.
Sipas tij, Berisha ka 33 vjet që mundohet të dëmtojë imazhin e Shqipërisë.
“Ta harroni që Shqipëria kthehet më mbrapa. Përpjekja juaj për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë, është një përpjekje e dështuar. Vendosja e flakadanëve në salla të mbyllura është vepër penale. Mos u përdorni mish për top për hallin e një personi të vetëm”, theksoi më tej Balla.
(A2 Televizion)