Sërish skena kaotike në Parlament. Opozita është e vendosur të mos lejojë jetë normale parlamentare, deri në plotësimin e kërkesave të saj.
Këto kërkesa kanë të bëjnë me ngritjen e komisioneve hetimore, përfshirjen në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe mazhoranca të heqë dorë nga përfshirja në zhvillimet e brendshme të opozitës.
Edhe sot, në sallën e Kuvendit shihet foltorja e bllokuar me karrige të përmbysura, ndërkohë që Sali Berisha, në LIVE nga Facebook, deklaron se rezistenca parlamentare e opozitës do të vijojë. (A2 Televizion)