“Basha hyri 3 herë brenda ditës në Shtëpinë e Bardhë”, Peka zbulon prapaskenat: 2 takimet që Trump i anuloi Ramës

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2024, 21:47 | Politikë

“Basha hyri 3 herë brenda ditës në Shtëpinë e

Avenir Peka zbuloi në “Off the Record” se gjatë administratës së parë të Trump një nga politikanët shqiptarë që kishte më shumë akses në Shtëpinë e Bardhë, ishte Lulzim Basha, por ai gaboi rëndë me çështjen e lobingjeve.

Peka gjithashtu tregon se deklaratat e Ramës përpara se Trump të merrte mandatin e parë, i kushtuan kryeministrit shqiptar anulimin e dy takimeve.

“Ramës i është refuzuar takimi me Trump, në samitin e OKB dhe njëherë që iu anulua takimi për shkak të asaj deklarate në 2019 në kullën Trump. Pyete Ramën dhe të sqarohesh. Në shtator ishte mbledhja e Asamblesë së OKB dhe Trump ishte aty. Në shkurt të 2017 është e para. Një nga politikanët me akses më të madh ishte Lulzim Basha në Shtëpinë e Bardhë. Ai bëri gafën me paratë e lobimit dhe sa ju mor vesh ja prenë dhe doli fati për Ramën. Ka hyrë e ka dalë 3 herë brenda një dite në Shtëpinë e Bardhë”, tha Peka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos