Belind Këlliçi: Ja çfarë mund të kisha bërë ndryshe në garën për Tiranën

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2023, 22:03 | Politikë
Belind Këlliçi: Ja çfarë mund të kisha
Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi

Në një intervistë në A2 CNN, Belind Këlliçi ka bërë një reflektim pas humbjes që pësoi në 14 maj në garën për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Përballë Merita Haklajt, Këlliçi ka rrëfyer atë se çfarë mund të kishte bërë ndryshe, ndonëse është i bindur se ka dhënë gjithçka nga vetja dhe se ka sakrifikuar çdo gjë, përfshirë edhe mandatin e deputetit.

“Mbase mund të kisha punuar edhe më shumë, edhe pse kam dhënë gjithçka nga vetja ime, kam sakrifikuar gjithçka kisha, i vetëdijshëm që kisha një mostër politike dhe ekonomike, i vetëdijshëm që blerja e votës ishte në maksimumin e saj, i vetëdijshëm që kisha aparatin qeveritar kundër dhe një makineri propagandë përballë, patjetër që ka pasur mundësi për të dhënë më shumë nga Belind Këllici dhe nga aktivisti i fundit që është përfshirë në fushatën e 14 majit, edhe pse kanë dhënë maksimumin e tyre. Kam menduar që një pjesë e demokratëve që mund të kenë qenë të hatërmbetur mbase mund të kishin dhënë më shumë kontribut, kanë qëndruar më të tërhequr, nuk besoj që ka pasur demorkat q0 ënuk e kanë mbështetur platformën time”, u shpreh Këlliçi.

“Nuk e kanë fajin demokratët për humbjen në 14 maj”

Përballë një humbjeje me mbi 40 mijë vota përballë kandidatit Erion Veliaj, Belind Këlliçi bëri fajtor faktorë të tjerë për humbjen e tij, e ndërsa iu kthye edhe një nga premtimeve kryesore mbi të cilën u mbështet fushata e tij. Ai tha se nuk është penduar aspak për premtimin se do të bënte autobusë falas, pasi një politikë e tillë është ndjekur edhe nga vende të tjera si Nju Jork apo edhe Franca.

 “Nuk e kanë fajin demokratët për atë që ndodhi në 14 maj, janë 10 vite opozitë, kanë bërë maksimumin, që ka një moment të vështirë në PD, kjo është e pranueshme dhe është fakt, por që gjenden forcat për të ecur përpara edhe kjo është fakt, ka 600 mijë vota pa vulë, pa logo, pa media, por në pjesën dërrmuese të mediave kam qenë i censuruar nga mediat, nuk me jepej as kohë TV që më takonte me ligj. Shumë e anatemuan, ndërkohë që ka filluar në Nju Jork, autobus falas, ka filluar në Francë në disa qytete, është praktikë në vende të tjera Europiane dhe unë e kisha këto para në buxhet nuk do i vjedh po do marr shërbime për qytetarët, pyeta ku duhet të shkoj vula, kandidati i vulës, jo Lulzim Basha”, u shpreh Këlliçi.

“Çfarë më tha Ana (partnerja) pas humbjes”

Rrëfimin e tij, Belind Këlliçi e shtriu në një rrafsh më personal. Ai ka zbuluar për A2 CNN bisedën që ka pasur me partneren e tij, Ana, pas humbjes në 14 maj.

“Është munduar që të më jap kurajo dhe është një nga personat që e ka përjetuar në vetë të parë edhe angazhimin dhe pasionin tim, nuk ka qenë shumë në favor të kandidaturës sime, por më ka dhënë kurajo dhe jeta vazhdon, ajo është e shkëputur nga realiteti im i ditës dhe politika që shpeshherë pa dashje e kam bërë pjesë, por që është treguar shumë mbështetëse dhe sigurisht më ka dhënë kurajo në momentet e duhura”, përfundoi Këlliçi në A2 CNN.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Edicioni informativ nga Suela Demiri